ASHAM do të dhurojë 1.500.000 denarë për viktimat në zjarrin në Koçani

ASHAM do të dhurojë 1.500.000 denarë për viktimat në zjarrin në Koçani

Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele njoftoi sot se ka marrë vendim për dhënien e ndihmës financiare – donacion në shumën totale prej 1.500.000 (një milion e pesëqind mijë) denarësh për të prekurit nga zjarri në Koçan.
Donacioni, siç thuhet në njoftim, do të ndahet nga mjetet financiare të Agjencisë për vitin 2025 dhe do të realizohet përmes Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë, në një llogari të veçantë të dedikuar – Fondi për Solidaritet.

MARKETING