(VIDEO) Miteva: Tre diskoteka nuk i plotësojnë kushtet, do të mbyllen

Zëdhënësja e Qeverisë, Marija Miteva ka deklaruar se inspektimet e fundit kanë konfirmuar shkelje të rënda rregullatore, nga ku sipas saj, provat janë të qarta. Ajo tha se që nga inspektimi i djeshëm i 12 objekteve me licencë aktive, të vlefshme, është konstatuar se tre prej tyre nuk i plotësojnë kushtet, pra kërkesat minimale teknike dhe megjithatë kanë licencë aktive për të kryer një veprimtari. Për nëntë të tjerat, Miteva njoftoi dokumentacioni është ende duke u kontrolluar dhe me informata shtesë do të dalin gjatë ditës. Ajo shtoi se për mbi 10 ekipe janë në terren për të kryer kontrolle.
Marija Miteva, zëdhënëse e Qeverisë
“Në lidhje me këtë situatë, një kërkesë për heqjen e licencës, ndalimin e kryerjes së një veprimtarie dhe të gjitha dispozitat ndëshkuese që janë të mundshme sipas ligjit, do të dërgohen menjëherë në Ministrinë e Ekonomisë. Janë mbi 10 ekipe në terren në çdo moment këto ditë, që kryejnë kontrolle sot dhe do të vazhdojnë nesër”.
Sipas saj, ajo që ndodhi në Koçan nuk është vetëm një tragjedi e izoluar, por një simptomë e një sistemi të prishur të trashëguar nga korrupsioni i kahershëm.
“Ne as nuk do të mbyllim sytë dhe as nuk do të mbrojmë. Dua të theksoj se e kuptojmë zhgënjimin. Njerëzit kërkojnë drejtësi dhe do ta marrin”, përfundoi Miteva.
Anida Murati /SHENJA/