Vdekja e 32 vjeçarit nga Kumanova, Taravari shkarkon drejtorin e spitalit

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari e ka shkarkuar drejtorin e Spitalit të Kumanovës, Stefan Trajanovskin, një hap që pason vdekjen e 32-vjeçarit Vedat Ademi.
Ministri Taravari ka deklaruar se nesër pritet që të emërohet drejtori i ri i spitalit.
Kreu i Ministrisë së Shëndetësisë sot ka qëndruar në Kumanovë, me ç’rast ka vizituar familjen Ademi për t’i shprehur ngushëllime për vdekjen e djalit të tyre Vedatit, ditë më parë.