Mëngjesin e sotëm kudo temperatura në minus, më ftohtë në Kodër të Diellit -13 gradë

Minus 13 gradë janë matur mëngjesin e sotëm në Kodër të Diellit, -10 në Krushevë dhe Hanet e Mavrovës, -7 Berovë, Manastir dhe Pretor, -6 në Tetovë, -5 në Shkup, Kriva Pallankë, Prilep dhe Ohër, -4 në Strumicë, Shtip dhe Vinicë, -3 në Kumanovë dhe Demir Kapi, -2 në Veles dhe Kavadar, ndërsa zero në Gjevgjeli, njoftoi DPHM.
Moti sot do të jetë kryesisht me diell me erë të lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura maksimale do të lëvizë në interval prej 7 deri 15 gradë.
Në Shkup, kryesisht me diell me erë të lehtë deri mesatare veriore. Temperatura maksimale do të arrijë deri 14 gradë.