Taravari urdhëron hetim për vdekjen e 32 vjeçarit në Spitalin e Kumanovës.

Taravari urdhëron hetim për vdekjen e 32 vjeçarit në Spitalin e Kumanovës.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ka reaguar lidhur me vdekjen e dyshimtë të 32-vjeçarit Vedat Ademi në Spitalin e Kumanovës, për të cilin ka kërkuar një hetim të thelluar. Në një prononcim për mediat, Taravari ka njoftuar se ka urdhëruar dërgimin e një ekipi ekspertësh nga Ministria e Shëndetësisë për të vlerësuar rrethanat e ngjarjes dhe për të shqyrtuar nëse ka pasur lëshime nga ana e personelit mjekësor. Në rast të konstatimit të ndonjë gabimi, ai ka theksuar se kërkon një dënim të rreptë për të gjithë ata që janë përgjegjës për këtë tragjedi.

Reagimi i plotë i Taravarit: 

Në këto orë të trishta për të gjithë ne, një lajm i tmerrshëm më erdhi nga Kumanova.

Një djalit të ri, i është ndërprerë jeta në kulmin e saj.

32 vjeçari quhej Vedat Ademi.

Jam në front të tragjedisë së Koçanit dhe zemra më është copëtuar këto ditë dhe kjo e Vedatit ishte një goditje tjetër…

I shpreh ngushëllimet e mia familjes!

Ndjej dhimbjen e babës së tij, që e ka çuar djalin me këmbët e veta në spital!

Kuptoj revoltën e tij ndaj mjekut që dyshon se ka bërë lëshim mjekësor!

Kam urdhëruar një ekip ekspertësh nga Ministria e Shëndetësisë që të gjykoj faktet dhe nëse kjo vërtetohet, kërkoj me insistim nga organet e drejtësisë të zbatojnë ligjin Rreptësishtë!

Pa asnjë lëshim sepse gabimet po na marrin më të shtrenjtët tanë…

MARKETING