(VIDEO) Bastiset komuna e Koçanit, paraburgim për të 16 të dyshuarit

(VIDEO) Bastiset komuna e Koçanit, paraburgim për të 16 të dyshuarit

Dy ditë pas tragjesisë të madhe në Koçan kanë filluar bastisje, arrestime dhe sharkime. Në ndërtesën e Komunës së Koçanit gjatë ditës kanë hyrë përfaqësues nga institucionet përkatëse, të cilët duhet të marrin dokumentacionin e nevojshëm në lidhje me kompetencat e administratës komunale për lejet dhe funksionimin e disko-klubit “Puls”.

Ndërkaq, ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, pas tragjedisë në Koçani ka marrë vendim për shkarkime në pozitat udhëheqëse në MPB- Koçani dhe Shtip.

Nga detyra është shkarkuar shefi i Sektorit për Punë të Brendshme në Shtip, zëvendësshefi i SPB Shtip, Shefi i Njësisë së Policisë në Shtip, shefi i Njësisë për Polici Kriminalistike në Shtip, shefi i Njësisë për Punë të Brendshme në Koçan, komandanti i Stacionit Policor me Juridiksion të Përgjithshëm në Koçan, shefi i Zyrës së Jashtme për Çështje Kriminalistike në Koçan.

Ndërkohë, nga Prokuoria Themelore Publike, njoftojnë se pesë personat e dyshuar për zjarrin në diskotekën Pulse në Koçan janë transferuar në burgun e Shutkës, pasi gjykata ka caktuar masën e paraburgimit prej 48 orësh. Mes të arrestuarve është pronari i lokalit dhe organizatori i ngjarjes, si dhe tre persona të tjerë të lidhur me ngjarjen tragjike.

Autoritetet gjyqësore konfirmuan se hetimi fillestar sugjeron disa parregullësi në operacionet e klubit, duke përfshirë mungesën e masave të duhura të sigurisë. Gjyqtari i procedurës paraprake caktoi “paraburgim afatshkurtër” prej 48 orësh për ish-ministrin e Ekonomisë Bekteshi, ish-drejtorin e Inspektoratit Shtetëror të Tregut Goran Trajkovski dhe 12 persona të tjerë të dyshuar për zjarrin në diskotekën “Pulse” në Koçan.

Prokuroria njoftoi se në ditët në vijim do të vijojnë seanca shtesë, pas së cilës do të vendoset për rrjedhën e mëtejshme të procedurës.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING