(VIDEO) Tragjedia në Koçan, studentët dhe profesorët e Shën Kirilit tubim solidarizues

Studentët dhe profesorët e Universitetit Shën Kirili dhe Metodi në Shkup janë mbledhur në hapësirën universitare në shenjë solidriteti me viktimat në Koçani. Tubimi nisi pas filloi me shtatë minuta heshtje, ndërsa janë ndezur qirinj, janë hedhur nënshkrime në librin e ngushëllimeve. Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, nga ku ajo iu drejtua studentëve duke thënë sese prania e tyre sot do të thotë ndërgjegjësim, solidaritet, humanizëm dhe siç tha ajo, kjo, është gjëja më e rëndësishme që mund të tregojmë së bashku në këto momente të vështira.
Vesna Janevska, ministrja e Arsimit dhe Shkencës
“Prania juaj këtu do të thotë ndërgjegjësim, solidaritet, humanizëm, do të thotë të ndash jo vetëm të mirat, por edhe trishtimin dhe dhimbjen. Dhe kjo është gjëja më e rëndësishme që mund të tregojmë të rinjtë dhe të gjithë ne që qëndrojmë bashkë në këto momente të vështira”
Në tubim mori pjesë edhe rektorja e Universitetit, Biljana Angelova. Ajo tha se humbja e këtyre të rinjve është një tragjedi pa masë dhe një plagë që nuk do të shërohet kurrë.
Biljana Angelova, rektorja e Universitetit
“Nuk e kisha menduar kurrë se do të më duhej të flisja në një moment kaq të vështirë. Jemi mbledhur këtu sot përballë një trishtimi që fjalët vështirë se mund ta përshkruajnë. Humbja e jetëve të të rinjve është një tragjedi pa masë, një plagë që nuk shërohet kurrë”
Ndërkaq, kryetari i Asamblesë Studentore Universitare të Universitetit Shën Kirili dhe Metodi, Aleksandar Nikolovski, deklaroi se Rektorati i Universitetit të Shkupit e ka pranuar kërkesën e tyre për t’u lejuar të mungojnë nga mësimet pa asnjë pasojë.
Anida Murati /SHENJA/