VLEN: Në këto momente zie dhe dhimbjeje, shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për familjet e viktimave

Nga Koalicioni VLEN kanë reaguar lidhur me tragjedinë në Koçani.
“Me dhimbje të thellë dhe pikëllim të madh kemi marrë lajmin për tragjedinë e rëndë që ka ndodhur në diskotekën në Koçan, ku shumë qytetarë humbën jetën dhe të tjerë u lënduan. Në këto momente zie dhe dhimbjeje, shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për familjet e viktimave dhe solidarizohemi me të gjithë të prekurit nga kjo fatkeqësi.
Në shenjë respekti për jetët e humbura dhe në solidaritet me familjet e prekura, Koalicioni VLEN anulon të gjitha aktivitetet e planifikuara për sot, përfshirë edhe konferencën për shtyp. Në këto momente të vështira, jemi pranë të gjithë atyre që po përballen me pasojat e kësaj tragjedie”, thuhet në reagimin e VLEN-it.