Rexhepi: Institucionet të zbardhin sa më shpejt shkaqet e kësaj tragjedie

Rexhepi: Institucionet të zbardhin sa më shpejt shkaqet e kësaj tragjedie

Lidhur me tragjedinë në Koçani ka reaguar edhe kryetari i partisë Populli, Zejd Rexhepi.
“Lajmi tragjik nga diskoteka në Koçan, ku shumë të rinj humbën jetën për shkak të zjarrit, na ka tronditur thellësisht.
Në këto momente të dhimbshme, u shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe të afërmve të viktimave.
Nga institucionet përkatëse presim që të zbardhin sa më shpejt shkaqet e kësaj tragjedie dhe të mbajnë përgjegjësi ata që kanë neglizhuar sigurinë.
Është thelbësore që të merren masa për të parandaluar ngjarje të ngjashme në të ardhmen”, ka shkruar Rexhepi.

MARKETING