(VIDEO) Mickoski: Tirana të punojë më shumë për hekurudhën!

(VIDEO) Mickoski: Tirana të punojë më shumë për hekurudhën!

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka komentuar sot hapjen e tunelit që lidh Tiranën me Dibrën, që është pjesë e Korridorit 8. Mickoski më shumë u përqendrua tek hekurdha, ndërsa i bëri thirrje Tiranës që sa më shpejtë ta përfundojë projektin. Projekti mundëson që Durrësi të lidhet me pikën kufitare Qafë Thanë dhe rrumbullaksohet Korridori 8, në pjesën e hekurudhave. Megjithatë, i pari i qeverisë tha se edhe në pjesën e ndërtimin të autostradave në kuadër të Korridorit 8, dinamika e punimeve po ec më mënyrë të avancuar.

HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR I MAQEDONISË SË VERIUT

Korridori 8 dhe lidhja me autostradë me Shqipërinë, në rastin deri në pikën kufitare Qafë Thanë përparon mirë, të them shkëlqyeshëm, më shumë se 60 kilometra trase do të kemi të hapur deri në fund të këtij muaji, kështu që kontraktuesit munden të vazhdojë të përparojnë punën. Kemi problem në rastin e Trebenishtës në Qafa Thanë, për arsye se një pjesë të kësaj traseje në perimetër është e ruajtur me Unesko, por kërkojmë zgjidhje dhe do të gjejmë zgjidhje”.

Ndërkaq, sa i përket lidhjes hekurudhore me Bullgarinë në kuador të korridorit 8, Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandër Nikollovski, tha se Bullgaria ka vendosur të ridrejtojë paratë për ndërtimin e një hekurudhe nga Sofja në Burgas, ndërsa tha se shifet mungesë e angazhimit për ndërtimin e Korridorit 8.

ALEKSANDËR NIKOLLOVSKI, MINISTËR I TRANSPORTIT DHE LIDHJEVE

Bullgaria për fat të keq dërgoi një mesazh të qartë politik për mungesë angazhimi në lidhje me ndërtimin e hekurudhës dhe lidhjen e Korridorit 8. Më në fund, propaganda që ata kishin bërë kundër meje dhe kryeministrit Mickoski për shtatë muaj ra në fund. Por ne nuk heqim dorë nga ndërtimi i hekurudhës, qoftë me këtë qeveri, qoftë me qeverinë e ardhshme bullgare, do të negociojmë dhe do të përpiqemi të ndërtojmë hekurudhën dhe të lidhim Shkupin me Sofjen, sepse ky është një korridor shumë i rëndësishëm për rajonin dhe për NATO-n”

Nikollovski njoftoi se i ka dërguar letër Delegacionit Evropian, Komunitetit Evropian të Transportit dhe dy bankave EIB dhe BERZH, duke marrë parasysh se siç tha, Maqedonia e Veriut ka nënshkruar marrëveshje kredie për Korridorin 8 në shumën prej 350 milionë euro.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING