Vardari – Shkëndija, nesër hapin xhiron e 24-të në elitë

Vardari – Shkëndija, nesër hapin xhiron e 24-të në elitë

Me derbin Vardari – Shkëndija nesër do të hapet xhiroja e 24-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut.

Dueli ndërmjet dy rivalëve do të zhvillohet në kompleksin “Petar Milloshevski” pranë FFM-së, duke nisur nga ora 15:00. Tetovarët në këtë ndeshje vijnë pas triumfit ndaj Pelisterit me rezultat 1:0, përderisa Vardari barazoi me Sileksin në Kratovë.

Ndërkohë ndeshjet tjera të kësaj xhiroje do të zhvillohen të shtunën. Kampionët në fuqi, Struga do të jenë mysafirë të Besës së Dobërdollit, Shkupi do të pret në shtëpi Pelisterin, Voska në Ohër do të përballet me Rabotniçkin, teksa Gostivari do të luaj me Tikveshin. Pjesë e programit të xhiros së 24-të është edhe dueli Brera – Sileksi. Të gjitha sfidat luhen në termin të njejtë, nga ora 15:00.

MARKETING