(VIDEO) Gjykatësit kushtetues nuk mund t’i “prekë” as Kuvendi e as Qeveria

Gjykata Kushtetuese paralajmëron politikanët se Kushtetuta nuk parasheh asnjë mundësi për shkarkim të gjykatësve kushtetues, as nga pushteti Ligjvënës dhe as nga ai Ekzekutiv. Në të kundërtën, shtojnë se çdo procedurë apo veprim i ndërmarrë jashtë kësaj dispozite kushtetuese, do të përbënte shkelje të rëndë të Kushtetutës, shkelje të garancive kushtetuese për autonominë dhe pavarësinë e Gjykatës Kushtetuese.
Përmes një reagimi publik, nga Gjykata Kushtetuese thonë se Kushtetuta nuk i lejon Kuvendit, që përmes vendimeve ligjore në çfarëdo lloj mënyre të ndikoj në kompetencat, mënyrën e zgjedhjes dhe të përfundimit të funksionit të gjykatësve kushtetues.
Gjykata Kushtetuese
“Instituti ‘Interpelanca’, e paraparë në nenin 72 të Kushtetutës, në asnjë mënyrë nuk ka të bëjë dhe nuk mund të vlejë me gjykatësit kushtetues. Në të kundërt, humbet kuptimi i Gjykatës Kushtetuese dhe bëhet shkelje e rëndë e Kushtetutës, sepse në atë mënyrë bëhet sulm ndaj të ashtuquajturës pushtetit të katërt, në autonominë dhe pavarësinë e Gjykatës Kushtetuese”.
Në seancën e votimit të interpelancave për anëtarët e Këshillit Gjyqësor, deputeti i Frontit Evropian Ilir Hasani duke folur për Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve, tha se së shpejti do të parashtrojnë interpelancë për punën e Gjykatësve Kushtetues.
Emine Ismaili /SHENJA/