(VIDEO) Antikorrupsioni hapi lëndë për tenderët në Ministrinë për Transformim Digjital

(VIDEO) Antikorrupsioni hapi lëndë për tenderët në Ministrinë për Transformim Digjital

Komisioni shtetëror për parfandalimin e korrupsionit ka njoftuar se ka hapur lëndë lidhur me akuzat e LSDM-së për keqpërdorim në tenderët në ministrinë e transformimit digjital. Të pyetur nga TV SHENJA ata thonë se pas raportimeve në media, antikorrupsioni ka hapur lëndë për të përcaktuar nëse ka konflikt interesi.

MARKETING

Description of image

KOMISIONI SHTETËROR PËR PARANDALIMIN E KORRUPSIONIT

Në lidhje me pyetjen tuaj për tenderët e shpallur nga Ministria për Transformimin Digjital, ju njoftojmë se në Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit është hapur një lëndë me iniciativë të vetëdijshme, pas një informate në media”.

Vendimin e antikorrupsionit e ka përshëndetur LSDM-ja opozitare, të cilët thonë se hapi i Komisionit është në drejtimin e duhur, por se tani është radha e Prokurorisë Publike.

LSDM

Faktet janë të qarta, kompania e bashkëshortit të Klinçarovës ka fituar dy tenderë dhe ministri Andonovski fillimisht ka tentuar ta fshehë, e më pas ta arsyetojë këtë situatë skandaloze me arsyetime absurde. Ky nuk është vetëm një konflikt interesi, ky është një rast i qartë korrupsioni.”

Nga LSDM kanë akuzuar se kompania e udhëhequr nga bashkëshorti i sekretares shtetërore të Ministrisë së Transformimit Digjital, Gordana Klinçarova, ka marrë tenderë në vlerë prej 50 mijë eurosh nga i njëjti institucion. Ndërkaq sipas ministrit Andonovski, sekretarja shtetërore e kësaj ministrie, Gordana Klinçarova, nuk merr pjesë në asnjë procedurë të prokurimit publik. Ai thotë se angazhimi i saj është në punën administrativo-buxhetore të Ministrisë dhe nuk ka konflikt interesi apo ndikim në procedurë nga ana e saj.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING