Imërlije Saliu: Pa përfshirjen e pjestarëve të UÇK-së, ligji i branitellave nuk kalon

Deputetja e koalicionit VLEN, Imërlije Saliu, përmes një statusi në Facebook, ka bërë të qartë qëndrimin e partisë së saj kundër kalimit të “Ligjit për Branitella” pa përfshirjen e pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Në statusin e saj, Saliu shprehet se çdo përpjekje për riaktivizimin e këtij ligji është e pasuksesshme, duke theksuar se qëndrimi i koalicionit VLEN, si dhe i saj si anëtare e Komisionit për Punë Sociale, Demografi dhe Rini, është tashmë i njohur nga opinioni publik