Takimi i ministrit Mucunski me ministrin e Punëve të Jashtme të Azerbajxhanit, Bajramov

Në kuadër të vizitës së parë zyrtare në Baku, ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, sot pati një takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Azerbajxhanit, Xhejhun Bajramov. Të dy ministrat shprehën kënaqësi për takimin, i cili është një konfirmim i marrëdhënieve të shkëlqyera dypalëshe mes dy vendeve.
Siç informojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, në fokus të bisedimeve ishin marrëdhëniet ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Azerbajxhanit në nivel bilateral dhe multilateral.
Bashkëbiseduesit shprehën kënaqësinë nga dinamika e zhvillimit të tyre dhe theksuan mundësitë për thellimin e bashkëpunimit, me theks në ekonomi, investime, tregti, energji dhe turizëm.
Ministrat bashkërisht konfirmuan se bashkëpunimi i shkëlqyer politik mes dy vendeve është një bazë e fortë për forcimin e marrëdhënieve diplomatike dhe ekonomike në periudhën e ardhshme.
Si aspekt veçanërisht i rëndësishëm i takimit, ministrat Mucunski dhe Bajramov nënshkruan Marrëveshjen për heqjen e regjimit të vizave për bartësit e dokumenteve diplomatike dhe zyrtare të udhëtimit, ku hapen mundësi të reja për komunikim të lehtësuar dhe bashkëpunim më të ngushtë institucional.