Antikorrupsioni ka hapur lëndë për rastin me tenderët në Ministrinë e Transformimit Digjital

Antikorrupsioni ka hapur lëndë për rastin me tenderët në Ministrinë e Transformimit Digjital

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) do të konstatojë nëse ka konflikt interesi në rastin e tenderëve në Ministrinë e Transformimit Digjital.

“Gjatë ditës së djeshme, pas raportimeve të mediave, Komisioni për Antikorrupsionit ka hapur rast me iniciativë të veten dhe do të vazhdojë që të konstatohet nëse ka konflikt interesi”, deklaruan shkurt nga KSHPK për MIA-n.

LSDM-ja opozitare të hënën akuzoi për konflikt interesi, nepotizëm dhe dyshime për korrupsion në Ministri në lidhje me dy prokurimet publike në vlerë prej 50 mijë euro që i ishin dhënë një kompanie në pronësi të bashkëshortit të sekretarit shtetëror në atë ministri. Mirëpo dje kanë bërë thirrje që Komisioni për Antikorrupsionit të veprojë urgjentisht për këtë rast.

Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski të hënën në një konferencë për shtyp i ka hedhur poshtë akuzat e LSDM-së për konflikt interesi, duke shtuar se Ministria është e përkushtuar për transparencë, llogaridhënie dhe ligjshmëri në punën e saj. Andonovski tha se sekretarja shtetërore në Ministri nuk merr pjesë në asnjë procedurë të prokurimit publik, në asnjë fazë dhe angazhimi i saj është në operacionet administrative dhe buxhetore të Ministrisë, prandaj nuk ka vend për konflikt interesi apo ndikim në procedurë nga ana e saj.

“Gënjeshtra numër 1 e LSDM-së është se kontrata është në vlerë prej 2.5 milionë denarë. Është arritur çmimi prej 1.531.927,00 denarë, që është gati 40 për qind më i lirë se shuma e planifikuar për prokurimin publik prej 2.500.000,00 denarëve. Në këtë mënyrë janë kursyer rreth një milion denarë (16 mijë euro) para të qytetarëve. Produktet e planifikuara janë dorëzuar në kohë dhe në cilësi të mirë gjatë shpërnguljes së Ministrisë. Pas analizave të mëtutjeshme, janë bërë kursime prej 10 deri në 45 për qind për produkt në krahasim me çmimet e tregut, gjë që nuk ka qenë asnjëherë në kohën e qeverisjes së LSDM-së. Prokurimi i dytë, për një projekt që LSDM-ja e bllokoi, është një prokurim i vogël në të cilin janë arritur edhe çmime më të ulëta se çmimet e tregut deri në 40 për qind”, tha ministri i Transformimit Digjital.

MARKETING