Më ftohtë në Manastir, më së shumti shi në Ohër

Më ftohtë sot në mëngjes është në Manastir, 4 gradë, ndërsa temperatura maksimale 13 gradë janë matur në Shtip dhe Demir Kapi. Më së shumti shi në 24 orët e fundit ka rënë në Ohër, tetë litra për metër katror.
Sipas DPHM-së, deri në orën 08:30 janë matur 6 gradë në Strumicë, Berovë, Pretor dhe Krushevë, 7 në Kriva Pallankë dhe Ohër, 9 në Tetovë, 10 në Shkup-Petrovec dhe Vinicë, si dhe 11 gradë në Kumanovë.
Sedimenti ujor i akumuluar që nga ora 7 e mëngjesit të sotëm është 4 litra për metër katror në Krushevë dhe Pretor, 2 në Kriva Pallankë dhe një litër për metër katror në Tetovë, Shtip dhe Demir Kapi.
Moti sot do të jetë pjesërisht i vranët me erë mesatare deri të fortë jugore. Pasdite dhe sidomos gjatë natës do të ketë reshje të herëpashershme shiu, të cilat do të jenë të rrëmbyeshme (mbi 15l/m2) në formë stuhie, të shoqëruar me bubullima dhe erëra të forta (mbi 60 km/h). Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 17 deri në 23 gradë. Në Shkup me vranësira të ndryshueshme me erë mesatare deri të fortë jugore. Në fund të ditës dhe gjatë natës do të ketë reshje të herëpashershme shiu. Në pjesë të luginës reshjet do të jenë të rrëmbyeshme, të shoqëruar me bubullima dhe erëra të forta. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 23 gradë.