Siljanovska Davkova takohet me kreun shtetëror të Azerbajxhanit

Siljanovska Davkova takohet me kreun shtetëror të Azerbajxhanit

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, e cila ndodhet për vizitë zyrtare në Azerbajxhan, sot në Baku do të takohet me kryetaren e Kuvendit Kombëtar, Sahiba Gafarova dhe kryeministrin, Ali Asadov.

Aktivitetet e presidentes nisën dje me takimin tet-a-tet me nikoqirin e saj Ilhan Aliev, me të cilin u nis nënshkrimi i një deklarate për partneritet dhe miqësi strategjike me fokus forcimin e bashkëpunimit në energjetikë dhe ekonomi, si dhe heqjen e vizave për pasaportat diplomatike dhe zyrtare.

Siç u theksua në takim, Azerbajxhani është i gatshëm të rrisë nivelin e shpërndarjes së gazit në tregun e Maqedonisë dhe është e nevojshme të shqyrtohen mundësitë për bashkëpunim ekonomiko-tregtar. Ka potencial për rritje të bashkëpunimit në turizëm, shkencë, kulturë…

Në Baku, presidentja mbajti ligjëratë para komunitetit akademik dhe studentëve të Universitetit ADA dhe vendosi kurora me lule në Monumentin e Fitores në Parkun e Fitores.

Sipas agjendës, Siljanovska Davkova nesër do të marrë pjesë në Forumin e 12-të Global në Baku, “Rishqyrtimi i rendit botëror: shndërrimi i sfidave në mundësi”, organizuar nga Qendra Ndërkombëtare “Nizami Ganxhavi”. Ajo do të flasë në ceremoninë e hapjes së forumit, si dhe do të mbajë një fjalim me temën “Pakti për të Ardhmen e Kombeve të Bashkuara: Ndërtimi i një konsensusi të ri global”.

MARKETING