U realizua pagesa e masave nga Programi për mbështetje financiare të zhvillimit rural për vitet 2023 dhe 2024 si dhe nga Programi për pagesa direkte

U realizua pagesa e masave nga Programi për mbështetje financiare të zhvillimit rural për vitet 2023 dhe 2024 si dhe nga Programi për pagesa direkte

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave njoftoi se është realizuar pagesa e mjeteve për masa nga Programi për mbështetje financiare të zhvillimit rural për vitin 2023 dhe 2024 dhe nga Programi për pagesa direkte.

“Sot u realizua pagesa e masave nga Programi për mbështetje financiare të zhvillimit rural për vitin 2023 për masën 121 – Investime për modernizimin e ekonomive bujqësore, ku janë paguar 5.001.667,00 denarë për blerjen e kombajnave për grurë dhe 369.990,00 denarë për blerjen e mekanizimit – plan biznesi, ndërsa për masën 2 – Subvencionimi i normës së interesit, për të cilën janë paguar gjithsej 1.402.023,00 denarë”, njoftuan nga MBPEU.

Nga Programi për mbështetje financiare të zhvillimit rural për vitin 2024, siç informojnë nga Ministria, sot u realizua pagesa për masën 121 – Investime për modernizimin e ekonomive bujqësore për blerjen e derrave të pastër gjenealogjikë ose hibridë (gjedha dhe dosa) nga importi ose nga organizata të njohura sipas Ligjit për zooteknikë, të blerë në periudhën nga 01.10.2023 deri më 30.09.2024, për të cilën sot u paguan gjithsej 2.615.584,00 denarë.

“Gjithashtu, u paguan 44.559.948,00 denarë subvencione për prodhimtarinë bimore nga Programi për mbështetje financiare të bujqësisë për vitin 2024 për masën 1.1. Pagesa direkte për sipërfaqe bujqësore të punueshme për të gjitha kulturat drithërore, bimët mjekësore, aromatike dhe erëza”, bëjnë të ditur nga MBPEU. 

MARKETING