Qeveria i miratoi Propozim-ndryshimet e Ligjit për media

Qeveria i miratoi Propozim-ndryshimet e Ligjit për media

Qeveria, në seancën e saj të 57-të të sotme, miratoi propozimin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për media me të cilat pritet të fuqizohet konkurrenca në hapësirën mediatike dhe të vendosen mediat onllajn në kornizë ligjore.

MARKETING

Description of image

“Duke pasur parasysh faktin se rezultatet e hulumtimeve të fundit tregojnë se mbi 70 për qind e publikut informohet në internet, duke bërë që mediat onllajn të bëhen një faktor i rëndësishëm në hapësirën mediatike, u shfaq nevoja për përfshirjen e tyre në Ligjin për media. Kjo do të kontribuojë gjithashtu në stimulimin më intensiv të vetërregullimit si një segment i rëndësishëm për punën profesionale të gazetarëve dhe forcimin e konkurrencës në hapësirën mediatike”, bëhet e ditur në kumtesën e Qeverisë.

Propozim-ndryshimet duhet të dërgohen në miratim në Kuvend.

MARKETING