Fabio Capello sulmon ashpër Guardiolën: I ka bërë njerëzit të humbin interesimin për futboll

Fabio Capello sulmon ashpër Guardiolën: I ka bërë njerëzit të humbin interesimin për futboll

Ish-përzgjedhësi i Anglisë, Fabio Capello, ka akuzuar trajnerin e Manchester Cityt, Pep Guardiolën se i ka bërë njerëzit të humbin interesimin për futboll. 

Guardiola po shijon vitin e tij më të keq si trajner i Manchester Cityt në sezonin 2024/2025, pasi kampioni në fuqi i Anglisë ka mbetur në pozitën e pestë në tabelë dhe po lufton për një vend në Ligën e Kampionëve.

Ata tashmë janë eliminuar nga Liga e Kampionëve dhe kjo ishte hera e parë nën drejtimin e Guardiolës që ‘Qytetarët’ nuk ia dalin të sigurojnë kalimin në 1/8-tën.

Mes një sezoni të tmerrshëm, Guardiola tani ka marrë kritika të ashpra nga ish-trajneri i Real Madridit, Capello.

“A e dini se çfarë nuk më pëlqen tek Guardiola? Arroganca e tij. Liga e Kampionëve që ka fituar me Cityn është e vetmja që ai nuk provoi diçka qesharake në ndeshjet e rëndësishme”.

“Por në të gjitha vitet e tjera, në Mançester dhe në Mynih, në ditët kyçe, ai gjithmonë dëshironte të ishte protagonisti. Ai do të ndryshonte gjërat në mënyrë që pastaj të thoshte: Nuk janë lojtarët që fitojnë, jam unë”.

“Kjo arrogancë i ka kushtuar atij me disa tituj të Ligës së Kampionëve. E respektoj atë, por për mua është e qartë”.

“Nuk është më faji i tij, ai i ka bërë shumë dëm futbollit, sepse të gjithë kaluan 10 vite duke u përpjekur ta kopjojnë atë. E shkatërroi futbollin italian, i cili e humbi natyrën e tij”.

“Një katastrofë e cila ka bërë që shumë njerëz të ikin nga futbolli, ata i shikojnë vetëm golat pas ndeshjes, pse do të shikoni futboll 90 minuta vetëm pasime horizontale, pa luftë, pa vrapuar”, ka thënë Capello./

MARKETING