(VIDEO) Siljanovska shkarkoi nga detyra 8 ambasadorë

Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova nënshkroi dekretet me të cilat shkarkohen nga detyra tetë ambasadorë, pasi ata u emëruan në këto pozita pa përmbushur obligimin ligjor para trupit të punës së Kuvendit, njoftojnë nga kabineti i presidentes.
PRESIDENCA
“Ambasadorët që emërohen ligjërisht janë të detyruar që, para se të emërohen, të paraqesin pikëpamjet e tyre për marrëdhëniet me shtetin dhe misionin ose organizatën ndërkombëtare para trupit të punës të Kuvendit që është kompetent për politikat e jashtme, ndërsa tetë nga nëntë të shkarkuarit nuk e kanë bërë këtë”.
Nga kabineti i Siljanovskës sqarojnë se një ambasadore është shkarkuar sipas procedurës së rregullt për shkak të përfundimit të mandatit.
Sipas dekretëve të miratuara, shkarkohen:
– Jakup Rexhepi nga detyra e ambasadorit të jashtëzakonshëm dhe të dërguarit të posaçëm në Bosnjë dhe Hercegovinë, me seli në Sarajevë;
– Xhenk Sejfula nga detyra e ambasadorit të jashtëzakonshëm dhe të dërguarit të posaçëm në Mbretërinë e Suedisë, me seli në Stokholm;
– Metodija Belevski nga detyra e ambasadorit të jashtëzakonshëm dhe të dërguarit të posaçëm në Mbretërinë e Belgjikës dhe nga detyra e ambasadorit të jashtëzakonshëm dhe të dërguarit të posaçëm për Madherinë e Dukatës së Luksemburgut, me seli në Bruksel;
– Agneza Rusi Popovska nga detyra e ambasadorit të jashtëzakonshëm dhe të dërguarit të posaçëm në Republikën e Bullgarisë, me seli në Sofje;
– Emil Krsteski nga detyra e ambasadorit të jashtëzakonshëm dhe të dërguarit të posaçëm në Republikën Çeke, me seli në Pragë;
– Pajo Aviroviq nga detyra e ambasadorit të jashtëzakonshëm dhe të dërguarit të posaçëm dhe shefi i Misionit të Përhershëm pranë Organizatave Ndërkombëtare, me seli në Vjenë;
– Zeqir Ramçiloviq nga detyra e ambasadorit të jashtëzakonshëm dhe të dërguarit të posaçëm në Malin e Zi, me seli në Podgoricë; dhe
– Katerina Stavreska nga detyra e ambasadorit të jashtëzakonshëm dhe të dërguarit të posaçëm në Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, me seli në Londër.
Gjithashtu, presidentja Siljanovska-Davkova miratoi Dekretin për shkarkimin në procedurë të rregullt të Svetllana Gelevës nga detyra e ambasadorit të jashtëzakonshëm dhe të dërguarit të posaçëm dhe përfaqësuesi i Përhershëm pranë Këshillit të Evropës, me seli në Strasburg, për shkak të përfundimit të mandatit.
Sipas dekretëve të miratuara, detyra e ambasadorëve do të përfundojë më 30 prill 2025. /SHENJA/