VLEN: Nga injorimi në veprim, është koha për t’i dhënë jetë bujqësisë!

BDI e braktisi bujqësinë! Vitet e qeverisjes së tyre e kanë lënë bujkun pa mbështetje reale, me premtime boshe dhe infrastrukturë të rrënuar!
Koalicioni VLEN, me zëvendësministrin e Bujqësisë Flakron Bexheti, e vlerëson rëndësinë e dialogut me fermerët, por nuk mund të heshtim për shkaktarët e krizës së tyre. Politikat e dështuara të BDI-së kanë sjellë:
❌ Mungesë subvencionesh të drejta!
❌ Rrjete të amortizuara të ujitjes!
❌ Infrastrukture të shkatërruar që vështirëson punën e fermerëve!
Koalicioni VLEN nuk premton fjalë, por zgjidhje të menjëhershme! Rikthimin e sistemit të ujitjes në Çegran dhe eliminimin e barrierave burokratike për fermerët! Asfaltimin dhe riparimin e rrugëve që lidhin fushat me fshatrat për transport më të lehtë të prodhimeve! Politika të qëndrueshme për mbështetjen e fermerëve, me subvencione të drejta dhe transparencë totale!
VLEN është dhe do të mbetet zëri i fermerëve! Nuk mjafton vetëm të dëgjohen hallet e tyre – duhen zgjidhje! Koha e neglizhencës ka përfunduar!