OKB-ja: Vendimi i Izraelit për t’i ndalur ndihmat në Gaza kundër ligjit ndërkombëtar

OKB-ja: Vendimi i Izraelit për t’i ndalur ndihmat në Gaza kundër ligjit ndërkombëtar

Vendimi i Izraelit për t’i ndalur plotësisht të gjithë ndihmat humanitare në Gaza është “i papranueshëm dhe bie ndesh me detyrimet e ligjit ndërkombëtar”, tha të hënën Zyra e OKB-së për të Drejtat e Njeriut.

“Kjo tashmë ka ndikime negative në terren, me çmimet e mallrave bazë në rritje dhe ankth në lidhje me aksesin e ardhshëm në gjërat thelbësore që shpëtojnë jetën në Gaza”, u shpreh zëdhënësi i OKB-së për të drejtat e njeriut Thameen Al-Kheetan.

Ai tha se komuniteti humanitar duhet të lejohet të dërgojë pa pengesa ndihmat jetësore brenda në Gaza.

“Mohimi i hyrjes së gjërave të domosdoshme për jetën, me qëllim ushtrimin e presionit ndaj një pale në konfliktin e armatosur përmes vështirësive të imponuara mbi popullsinë civile në tërësi, ngre shqetësime serioze për ndëshkim kolektiv”, tha ai.

“Ne nuk duhet të lejojmë një rikthim te urisë dhe kequshqyerjes.”

Pasiguri për fazën tjetër të armëpushimit

Javën e kaluar, Izraeli ndaloi hyrjen e ndihmave humanitare në Gaza, duke nxitur paralajmërime nga grupet lokale dhe të të drejtave të njeriut për një përhapje të urisë së theksuar për popullatën palestineze.

Faza e parë e marrëveshjes së armëpushimit, e cila zgjati 42 ditë, përfundoi në fillim të marsit pa rënë dakord Izraeli të kalonte në fazën e dytë ose të ndalonte luftën.

Duke qetësuar palët e vijës së ashpër në qeverinë e tij, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu kërkoi të zgjasë fazën e parë të shkëmbimit të të burgosurve për ta siguruar lirimin e më shumë robërve izraelitë pa përmbushur detyrimet ushtarake ose humanitare të përshkruara në marrëveshje.

Hamasi e kundërshton këtë qasje dhe këmbëngul që Izraeli t’i përmbahet kushteve të armëpushimit, duke u kërkuar ndërmjetësuesve të shtyjnë për negociata të menjëhershme për fazën e dytë, e cila kërkon një tërheqje të plotë të Izraelit dhe përfundimin e luftës.

MARKETING