Liga e Dytë – Bashkimi fiton Ohrin, Arsimi mposht Novacin

Mesditën e sotme u zhvilluan ndeshjet e xhiros së 20-të në Ligën e Dytë të futbollit të Maqedonisë së Veriut.
Bashkimi i Kumanovës në terren vendas mposhti 3:0 Ohrin. Tre pikë i siguroi edhe skuadra tjetër shqiptare, Arsimi i Çegranit pasi triumfoi ndaj Novacin me shifrat 2:0. Bregallnica mundi Osogovën me rezultatin 2:1, ndërsa Makedonija Gjorçe Petrovi barazoi pa gola me Sasha Kamenicën.
Në ndeshjet tjera Bellasica mundi 1:0 Pobedën, Kozhufi fitoi 1:0 Vardar Negotinën, ndërsa Skopje barazoi 2:2 me Detonit Pllaçkovicën. /SHENJA/