Zv/kryeministri Mexhiti për 8 Marsin: Gratë janë vendimmarrëse, jo thjesht pjesëmarrëse

Zv/kryeministri Mexhiti për 8 Marsin: Gratë janë vendimmarrëse, jo thjesht pjesëmarrëse

Në Ditën Ndërkombëtare të Grave, Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, ka dërguar një mesazh që thekson rëndësinë e barazisë gjinore dhe përfshirjes aktive të grave në proceset e vendimmarrjes.

MARKETING

Në një postim në rrjetet sociale, Mexhiti ka theksuar se 8 Marsi nuk është thjesht një datë simbolike, por një reflektim i arritjeve të grave në luftën për të drejtat e tyre. Ai ka theksuar: “Ky ditë na kujton se barazia nuk është një privilegj, por një e drejtë themelore, që duhet të mbrohet dhe forcohet çdo ditë, jo vetëm me fjalë, por me veprime konkrete.”

Mexhiti ka nënvizuar gjithashtu se në ekipin e tij politik dhe qeveritar, gratë janë më shumë se pjesëmarrëse – ato janë vendimmarrëse. Ai ka përmendur se të gjitha deputetet e partisë së tij, Lëvizja Demokratike (LD), janë gra, dhe një nga dy zëvendësministrat është gjithashtu grua. Po ashtu, ai theksoi se zëdhënësja, këshilltarja për arsimin në qeveri, dhe shefja e kabinetit të tij në parti janë gjithashtu gra.

“Ky nuk është një përjashtim, por një model që duhet të forcohet dhe të zgjerohet në çdo sektor të shoqërisë,” ka shtuar Mexhiti, duke bërë thirrje për një angazhim të vazhdueshëm në drejtim të një shoqërie ku gratë nuk duhet të kërkojnë të drejtat e tyre, por ato të jenë të garantuara.

MARKETING