Prokuroria Publike: Dy persona kanë shantazhuar një stomatolog, duke i kërkuar 5.000 euro

Dy persona janë të dyshuar për kërcënim dhe shantazh ndaj një stomatologu, pas një vizite në ordinancën e tij. Njëri nga të dyshuarit i ka treguar mjekut një video që pretendonte se kishte përmbajtje komprometuese dhe ka kërkuar 5000 euro për të mos e publikuar. Kur stomatologu ka nisur të regjistrojë bisedën, i dyshuari e ka vërejtur dhe ia ka marrë telefonin, ka fshirë regjistrimin dhe e ka larguar mjekun me forcë. Prokuroria ka propozuar masa sigurimi për të dyshuarin e parë, përfshirë sekuestrimin e dokumentit të udhëtimit dhe ndalim për kontakt me të dëmtuarin, ndërkohë që po merren masa për zbardhjen e identitetit të të dyshuarit të dytë.