Nuk kanë të ndalur sul’met ruse në Ukrainë, të paktën 11 të vd’ekur

Gjersa presidenti amerikan, Donald Trump, po vazhdon ta fajësojë Ukrainën se nuk po bashkëpunon për arritjen e paqes, Rusia po kryen sulme të ashpra në shtetin ukrainas, duke shkaktuar viktima dhe dëme të mëdha materiale.
Situata në frontin lindor po përkeqësohet, ndërsa forcat ruse intensifikojnë bombardimet ndaj qyteteve dhe vendbanimeve civile.
Së fundi, pushtuesit rusë goditën Dobropillya-n në rajonin e Donetskut, duke shkaktuar shkatërrime të mëdha dhe viktima të shumta.
Në një akt brutal, ndërsa zjarrfikësit po përpiqeshin të shuanin flakët dhe të shpëtonin jetë, Rusia kreu një sulm të dytë, duke dëmtuar një kamion zjarrfikës dhe duke vënë në rrezik jetën e punonjësve të emergjencës. Ky veprim është dënuar ashpër nga autoritetet ukrainase, të cilat e kanë cilësuar si një përpjekje të qëllimshme për të penguar ndihmën humanitare dhe për të përhapur terror mes popullsisë civile.
Sulmet e vazhdueshme të Rusisë në Ukrainë po sjellin pasoja katastrofike, ndërsa komuniteti ndërkombëtar vazhdon të bëjë thirrje për ndërprerjen e menjëhershme të agresionit dhe për mbështetje të shtuar ndaj popullit ukrainas. /Telegrafi/