(VIDEO) Qytetarët protestuan kundër faturave të larta të energjisë: Mos na vidhni më!

Djetra qytetarë sot u mbledhën para zyrës së EVN-së në Butel, për të shprehur revoltën e tyre, pasi faturat energjisë elektrike për muajtë e fundit ju kanë arritur me çmime marramendëse.
Organizatori i kësaj proteste, Agim Demiri, tha se ka paguar faturë të energjisë elektrike vetëm për një muaj mbi 40.000 denarë.
AGIM DEMIRI,ORGANIZATOR I PROTESTËS
“Si një familje, ku vetëm unë jam i punsuar nuk dimë më çfarë të bëjmë për të përballuar këtë kosto të lartë të jetesës. Faturat që vijnë janë mbi 46.000 denarë, që është një barrë e rëndë që po na vështirsonë jetën ç’do ditë e më shumë. Kjo situatë është e pa drejtë dhe e pa pranueshme. Kërkojmë nga EVN që të merr masa urgjente për zgjidhjen e këtij problemi”.
Një qytetarë tjetër nga Haraçina tha se e etiketojnë ata se vjedhin rrymë, ndërsa vjedhësi më i madh, ai tha se është EVN.
QYTETAR
“Po kërkohet vjedhësi ose hajduti në Haraçinë, jo be, hajduti kanë këtu, tek këta, vjedhësi është tek këta”
Edhe analisti Ramadan Ramadani, i cili po ashtu po protestonte ju drejtua në të njejtën mënyrë EVN-së.
RAMADAN RAMADANI, ANALIST
“D.m.th puna është shumë shkurtë, dje EVN ka tregu se 2 200 fatura i ka korrigju, ne ktu të gjithë kemi dalur asnjë për veti, kina dal për krejtë, ajo na ka vedh edhe e ka pranu që ka vedh, 2 200 fatura i ka korrigju, na kina ardhur këtu me thanë “Mos na Vjedh MO””.
Thirrja për protestë u shpërnda nëpër rrjetet sociale, ndërsa organizarotë deklarojnë se nëse EVN nuk do të merr masa ata do të vazhdojnë me protestat madje edhe më të masive.
Samir Mustafa /SHENJA/