Alkaloid feston gjysmë shekullin e teknologjisë së informacionit

Alkaloid feston gjysmë shekullin e teknologjisë së informacionit. Në shkurt të vitit 1975 filloi funksionimin zyrtar i segmentit të teknologjisë së informacionit në “Alkaloid”, qëllimi i të cilit ishte shndërrimi i proceseve nga formati analog në atë dixhital duke përdorur të ashtuquajturat minikompjuterë, njoftojnë nga Alkaloid. “Ato janë të vogla në përmasat e tyre fizike, por relativisht të mëdha për sa i përket kapacitetit të memories dhe mundësive për zgjidhjen e problemit të paraqitur, duke shfrytëzuar të gjitha avantazhet e teknologjisë së qarkut të integruar”, tha themeluesi dhe drejtori i atëhershëm i të ashtuquajturës qendra kompjuterike e kompanisë, Trajçe Mukaetov.