“Paç fat Justin!” Trump reagon pas bisedës telefonike me kryeministrin e Kanadasë

“Paç fat Justin!” Trump reagon pas bisedës telefonike me kryeministrin e Kanadasë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka konfirmuar në rrjetin social “Truth” se ka folur me telefon me kryeministrin Justin Trudeau për tarifat 25 për qind që SHBA vendosi ndaj importeve kanadeze dhe meksikane. Trump e refuzoi apelin e Trudeau për një pauzë.
Trump shprehet se biseda ka përfunduar “disi miqësore”, por sipas tij kryeministri kanadez po përpiqet ta përdorë çështjen me SHBA për të qëndruar në pushtet.

“Justin Trudeau, nga Kanadaja, më telefonoi për të më pyetur se çfarë mund të bëhej në lidhje me tarifat. I thashë se shumë njerëz kanë vdekur nga Fentanyl që erdhi përmes kufijve të Kanadasë dhe Meksikës, dhe asgjë nuk më ka bindur se ai ka ndaluar. Ai tha se është bërë më mirë, por unë thashë: “Kjo nuk është mjaft e mirë.” Telefonata përfundoi në një mënyrë “disi” miqësore! Ai nuk ishte në gjendje të më tregonte se kur po zhvillohen zgjedhjet kanadeze, gjë që më bëri kurioz, si, çfarë po ndodh këtu? Më pas kuptova se ai po përpiqej ta përdorë këtë çështje për të qëndruar në pushtet. Paç fat Justin!”-shkruan Trump.
Është hera e parë që të Trump dhe Turdeu flasin që kur Presidenti i SHBA Donald Trump nisi një luftë tregtare dje me tarifa shkatërruese për të gjitha mallrat kanadeze.

Detajet e sakta të asaj që kanë diskutuar Trudeau dhe Trump nuk dihen ende.

Një zëdhënës i Trudeau tha vetëm se ata folën për “tregtinë dhe fentanil”.

Një zyrtar i lartë i qeverisë tha për CBC News se telefonata zgjati 50 minuta dhe zëvendëspresidenti JD Vance dhe sekretari i tregtisë Howard Lutnick ishin gjithashtu në linjë.

Kanadaja po përpiqet të bëjë që Trump të tërhiqet nga plani i tij për të torpezuar efektivisht tregtinë e lirë midis dy vendeve. Trump supozohet se po kërkon të bëjë disa ndryshime në veprimin tregtar që ai ndërmori pak më shumë se 24 orë më parë.

Taksa e madhe prej 25 për qind e Trump për pothuajse të gjitha mallrat kanadeze ka tronditur tregjet dhe besimin e konsumatorëve në të dy anët e kufirit.

MARKETING