LeBron James i jashtëzakonshëm, arrin shifrën e 50,000 pikëve në NBA

LeBron James po vazhdon me ndeshje spektakolare, por edhe duke thyer rekorde një pas një.
Ylli i Lakers ka udhëhequr skuadrën e tij në fitoren e shtatë radhazi dhe të 39-tën këtë edicion, ku kanë mposhtur New Orleans Pelicans me rezultat të thellë 136:115.
James ishte i jashtëzakonshëm në këtë duel duke shënuar 34 pikë, bëri tetë kërcime dhe dhuroi gjashtë asistime të tjera.
Ndeshja ndaj Pelicans do të mbetet gjatë në mendjen e LeBron James, pasi ai në këtë takim ka arritur shifrën magjike të 50,000 pikëve në NBA mes sezonit të rregullt dhe Play Off-it.
40-vjeçari tani ka 41,871 pikë në sezon të rregullt dhe 8,162 në Play-Off.
Një arritje e jashtëzakonshme nga James, pasi askush deri më tani nuk ka arritur këtë shifër në histori të NBA. /Telegrafi/