Mevlan Adili: Do të jetë derbi, besoj nga Struga të dalim me tre pikë

Mevlan Adili: Do të jetë derbi, besoj nga Struga të dalim me tre pikë

Elita e futbollit vendor është aktive edhe në mesjavë kur me ndeshjet e xhiros së 22-të mbyllet rrethi i dytë i garës në  Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut. Para transfertës me Struga Trim&Lum nga Shkëndija, për mediat ka folur mbrojtësi Mevlan Adili.

Përballja Struga-Shkëndija është në program të mërkurën në stadiumin e qytetit në Strugë me fillim në orën 14:00.

Mevlan Adili“Mendoj se do të jetë një ndeshje derbi ndërmjet dy skuadrave të dëshmuara për cilësi. Ne vijmë nga një seri pozitive dhe këto ditë kemi analizuar kundërshtarin tonë. Si përfundim kemi nxjerë se duhet të japim maksimumin tonë, të luftojmë deri në fund me besim se kjo do na sjellë deri te rezultati i dëshiruar në fushë.”

Mevlan Adili: “Akoma nuk kemi bërë asgjë dhe ka edhe shumë për tu luajtur. Deri tani kemi bërë atë që kemi pasur objektiv, të themi një mini objektiv që të kapim vendin e parë në fund të fazës së dytë dhe para fazës së tretë dhe vendimtare. Si që e dimë të gjithë futbolli asnjëherë nuk të jep liri të qëndrosh në komfort zonë, çdoherë fokusi shkon te ndeshja e ardhshme. Duke ditur se kemi pasur orar të ngjeshur me ndeshje fundjavë-mesjavë-fundjavë, uroj të na kuptojnë të gjithë, posaçërisht tifozët tanë, që përkundër dëshirës nuk mund gjithmonë të fitojmë me rezultate të thella, pasi edhe lodhja e bën të veten. Për momentin për Shkëndijën më e rëndësishme është fitorja, të vazhdojmë me suksese dhe në fund të gjithë t’i gëzohemi titullit kampion që mungon disa vite. Jemi të gatshëm bashkë me shokët e skuadrës që me këmbë në tokë të ecim para. Atmosfera në klub është shumë e mirë, por akoma më e mirë uroj të jetë në fund të kampionatit. Ne do të japim maksimumin, do të luftojmë në fushë dhe në fund besoj nga Struga të dalim me tre pikë.”

MARKETING