Mickoski dhe ministrat do të marrin pjesë në samitin e qeveritar Hungari-Maqedoni në Budapest

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski dhe ministrat do të marrin pjesë në samitin e qeverisë hungarezo-maqedonase më 3-4 mars 2025, i cili do të mbahet në Republikën e Hungarisë.
Sipas agjendës, është paraparë takim kokë më kokë i kryeministrit Hristijan Mickoski dhe kryeministrit të Hungarisë Victor Orban. Në kuadër të samitit qeveritar janë planifikuar edhe takime dypalëshe mes ministrave përkatës të dy qeverive, e më pas do të ketë një seancë të përbashkët qeveritare mes dy qeverive.
Në kuadër të vizitës, Ministri i Politikës së Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski dhe Ministri i Politikës së Jashtme dhe Tregtisë Peter Szijjarto janë planifikuar të nënshkruajnë një Plan Veprimi për shkëmbimin e ekspertizës nga Akademia Diplomatike Hungareze për Nëpunësit Publikë për temat e pranuara reciprokisht të integrimit në BE, proceset e administrimit të politikës së Ministrisë së Punëve të Jashtme të Budapestit dhe tregtisë së jashtme.
Pas përfundimit të seancës ndërqeveritare, konferencë të përbashkët për media do të mbajnë kryeministri i Qeverisë së Maqedonisë, Hristijan Mickoski dhe ai i Qeverisë hungareze, Victor Orban.