Vardari barazon pa gola me Besën e Dobërdollit

Me barazim pa gola është mbyllur takimi hapës i xhiros së 21-të në elitën e futbollit vendor në mes Vardarit dhe Besës së Dobërdollit. Ndonëse të dyja skuadrat krijuan raste për të shënuar, megjithatë rrjetat mbetën të paprekura deri në fund të takimit.
MARKETING
Ndërkaq kjo xhiro kompletohet të dielën më 5 takime tjera që do të luhen nga ora 14:00. Shkëndija pret në shtëpi Tikveshin, Shkupi takohet me Pelisterin, Sileksi do t’i mat forcat me Strugën, Voska Sport luan me Brera Strumicën, ndërsa Gostivari përballet me Rabotniçkin. /SHENJA/