Fillon agjërimi i Muajit të Shenjtë të Ramazanit

Besimtarët myslimanë sot herët në mëngjes kanë filluar agjërimin e Ramazanit, i cili zgjat 29 ditë dhe përfundon më 30 mars.
Gjatë agjërimit, besimtarët abstenojnë nga ngrënia dhe pirja nga lindja e diellit deri në perëndim të diellit.
Agjërimi për besimtarët është një adhurim që bartë në vete përkushtimin, vendosmërinë, bindjen, urtësinë, devotshmërinë, sinqeritetin, dashurinë, sakrificën, unitetin, tolerancën e mirëkuptimin, vlera këto që e ekuilibrojnë njeriun, e fisnikërojnë shoqërinë, si dhe të ndikojnë në reflektimin për hyjnoren, njerëzoren e humanen.
Besimtari përmes agjërimit më së miri shpreh përkushtimin e tij, bindjen e tij, sinqeritetin e tij ndaj Krijuesit të Madhërishëm, të Cilit i përkushtohet me devocion e dëshirë të plotë, ngase agjërimi bëhet vetëm për Të, të bindur që Krijuesi do ta shpërblejë në botën tjetër.