(VIDEO) Kryeministri: Duhet prokuror që të mbrojë drejtësinë jo krimin e LSDM-së BDI-së

(VIDEO) Kryeministri: Duhet prokuror që të mbrojë drejtësinë jo krimin e LSDM-së BDI-së

Ajo që LSDM po e mbron Kocevskin dhe BDI-në është arsyeja kryesore që ne të punojmë në kundërshtim me këtë. Kështu u shpreh kryeministri Hristijan Mickovski për iniciativën e shkarkimit të prokurorit publik Lupço Kocevskit dhe akuzat e LSDM-së se po bëhet partizim i organeve gjyqsore.

Kryeministri Mickoski porositi që të zgjidhet një prokuror publik që sipas tij, do të jetë mbrojtës i drejtësisë dhe jo mbrojtës i krimit dhe korrupsionit të LSDM-së dhe BDI-së.

Hristijan Mickoski, kryeministër

Kjo do të thotë se kemi një sistem të imponuar dhe të partizuar tërësisht, i cili ka për qëllim të jetë mburoja e fundit, mbrojtësi i fundit i Qeverisë para më shumë se 8 muajsh iku në historinë e skenës politike të Maqedonisë dhe kjo është Qeveria e LSDM-së dhe BDI-së, ndonëse ata së bashku me Levicën funksionojnë jashtëzakonisht mirë dhe me efikasitet në opozitë dhe mendoj se do të vazhdojnë të funksionojnë për një kohë të gjatë si një koalicion”.

Propozimi i shkarkimit të Kocevskit kaloi në Qeveri të martwn. Ndër shkaqet përse duhej të shkarkohet Kocevski, në propozimin e përgatitur nga Ministria e Drejtësisë theksohej, “Kryeprokurori publik Ljupço Kocevski ka paraqitur informacione dhe të dhëna të paautorizuara për lëndët gjyqësore dhe ka shkelur konfidencialitetin e procedurës, se në mënyrë joprofesionale ka udhëhequr Prokurorinë Publike dhe ka dëmtuar reputacionin e Prokurorisë dhe ka bërë gabime të mëdha profesionale”.

Propozimi i është dorëzuar Këshillit të Prokurorëve Publik të cilët duhet të krijojnë një mendim për Kocevskin. Ndërsa fjalën e fundit e kanë deputetët në Kuvend, të cilët për të shkarkuar Kocevskin duhet 61 prej tyre të votojnë pro.

Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

MARKETING