Liga e Dytë, Bashkimi fiton derbin ndaj Makedonija GJP

Bashkimi i Kumanovës rikthehet tek fitorja, pasi sot mundi 1:0 Makedonija Gjorçe Petrovin, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 17-të në Ligën e Dytë.
Golin e fitore për ekipin kumanovar e shënoi Husein Demiri në minutë e 29-të.
Bregallnica fitoi 3:1 Novacin, teksa Arsimi i Çegranit barazoi 1:1 me ekipin e Ohrit.
Në ndeshjet tjera Sasha Kamenica fitoi 2:1 Detonit Pllaçkovicën, ndërsa Pobeda mundi 1:0 Borecin. /SHENJA/