(VIDEO) Për rrugë të sigurta duhet të ndryshohen 5 ligje!

(VIDEO) Për rrugë të sigurta duhet të ndryshohen 5 ligje!

Ministri i punëve të brendshme Pançe Toshkovski deklaroi se do të bëhen ndryshime thelbësore në 5 ligje të komunikacionit në mënyrë që siç tha ai rrugët tona të jenë më të sigurta. Ai tha se me kontrollet e shtuara policore numri i dënimeve për shkelje të ligjit është rritur dhe numri i aksidenteve në trafik është ulur.  I pyetur se kur do të implementohen ligjet ai tha se po punohet në mënyrë intenzive dhe pret që në muajin prill ligjet të kalojnë në procedurë qeveritare dhe parlamentare.

MARKETING

 PANÇE TOSHKOVSKI, MINISTËR I PUNËVE TË BRENDSHME

“Duhet të ndryshohen ligji për sigurinë rrugore, ligji për kundërvajtje, ligji për vetura, kodi penal dhe ligji për kryerje të saknsioneve, nëse duam që të kemi një sistem funksional. Në të ardhmen do ta ngrejmë vetëdijen në komunikacion në një nivel shumë të lartë në mënyrë që më kur të mos kemi 124 viktima nga aksidentet. Me kontrollet e shtruara janë rritur dënimet në komunikacion, janë  paralanduar aksidente për 13 % dhe numri i aksidenteve nga të cilat udhëtarët kanë marë lëndime të lehta është ulur për 60”.

Toshkovski duke folur për sistemin “Qyteti i Sigurt” tha se përveç shkeljes së rregullave gjatë vozitjes, do të dënohen edhe veturat e parkuara gabimisht.

 PANÇE TOSHKOVSKI, MINISTËR I PUNËVE TË BRENDSHME

“Pjesë e zbatimit të sistemit “Qytetit të sigurt” do të jenë edhe automjetet e policisë të cilat do të pajisen me kamera intelegjente dhe do të zbulojnë të gjitha automjetet e parkuara gabimisht gjatë vozitjes në shiritat e komunikacionit, pas së cilës do të përpunohen në sistemin e përpunimit të të dhënave”.

Toshkovski tha se sistemi “Qytet i sigurt” dhe kamerat e instaluara do të fillojnë funksionimin më 1 janar të vitit të ardhshëm. Ai theksoi se MPB do të ketë kohë të mjaftueshme për të regjistruar të gjitha automjetet e reja të regjistruara dhe për të harmonizuar të dhënat me institucionet tjera, në mënyrë që të përcaktohet saktësisht mënyra e dënimit. Vozitësit që do të kryejnë shkelje në komunikacion, do të marrin SMS ose email me një fotografi të shkeljes brenda 24 orëve”, theksoi Toshkovski.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

 

MARKETING