Nesër rikthehet elita e futbollit vendor

Nesër rikthehet elita e futbollit vendor

Të dielën rikthehet elita e futbollit vendor me ndeshjet e xhiros së 19-të të gjysmësezonit pranveror. Kampionët në fuqi, Struga Trim Lum do të luajnë në transfertë ndaj Gostivarit, në një përballje e cila pritet me interes nga të dyja palët. Përballje tjetër shqiptare do të kemi edhe në Ohër, ku Voska Sport pret në shtëpi Besën e Dobërdollit. FC Shkupi do t’i mat forcat me liderin e renditjes Rabotniçkin, ndërsa Vardari luan me Shkëndijën e Tetovës.

Në dy ndeshjet tjera Pelisteri përballet me Brera Strumicën, ndërsa Sileksi takohet me Tikveshin. Të gjitha sfidat në program janë nga ora 14:00. /SHENJA/

 

MARKETING