Zbulohen dy datat që synojnë Trump dhe Putin për marrëveshjen e armëpushimit në Ukrainë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe udhëheqësi rus Vladimir Putin ka të ngjarë të përpiqen të arrijnë një marrëveshje armëpushimi në luftën Rusi-Ukrainë deri më 20 prill ose 9 maj.
Kështu së paku shkruan Financial Times, transmeton Ukrinform.
“Putini do të dëshironte një marrëveshje në një ditë kaq simbolike”, ka thënë një zyrtar ukrainas i paidentifikuar, përcjell Telegrafi.
Sipas individëve që kanë ndërvepruar me Putinin gjatë luftës, objektivi i tij kryesor është të riformësojë arkitekturën e sigurisë së Evropës, duke siguruar që Rusia të ketë një sferë të njohur ndikimi – të ngjashme me mënyrën se si Konferenca e Jaltës në 1945 siguroi ndikimin sovjetik mbi Evropën Lindore.
Kujtojmë se të mërkurën, më 12 shkurt, presidenti Donald Trump zhvilloi një telefonatë me Vladimir Putin, gjatë së cilës ata diskutuan për Ukrainën.
Trump foli gjithashtu me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky për rreth një orë, duke diskutuar përpjekjet e mundshme të paqes, bashkëpunimin e përgjithshëm dhe bashkëpunimin teknologjik.
Pas telefonatave, Trump i përshkroi bisedat si “shumë të mira dhe pozitive”, duke theksuar nevojën për t’i dhënë fund luftës midis Rusisë dhe Ukrainës. /Telegrafi/