Trump thotë se “nuk shpejton” në zbatimin e planit të tij të diskutueshëm për Gazën
![Trump thotë se “nuk shpejton” në zbatimin e planit të tij të diskutueshëm për Gazën](https://shenja.tv/wp-content/uploads/2025/02/Trump-1.jpg)
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u përpoq të zbusë pritshmëritë për planin e tij të diskutueshëm për të marrë pronësinë mbi Rripin e Gazës, pasi ai u refuzua gjerësisht, raporton Anadolu.
Trump tha se plani i tij, të cilin ai e përshkroi si “transaksione të pasurive të paluajtshme” është pritur “shumë mirë”, megjithëse është e paqartë se kujt i referohej, pasi plani u refuzua nga udhëheqësit rajonalë, aleatët e ngushtë dhe disa nga aleatët më të afërt republikanë të presidentit në Capitol Hill.
“Do të na furnizohej dhe do të na jepej nga Izraeli. Ata do ta mbikëqyrin atë përsa i përket sigurisë”, u tha ai gazetarëve në Zyrën Ovale, ku po priste kryeministrin japonez Shigeru Ishiba, duke shtuar:
“Ne nuk po flasim për ‘çizmet në terren’ apo ndonjë gjë tjetër, por mendoj se fakti që jemi atje, që kemi një investim atje, mendoj se do të ndikonte shumë në krijimin e paqes”.