Tension te Real Madrid, Vinicius përplaset me Modric

Tension te Real Madrid, Vinicius përplaset me Modric

Ndonëse siguruan kualifikimin për në gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit, situata te Real Madrid nuk duket shumë e qetë.

Në sfidën e fundit, ku madrilenët fituan 3-2 ndaj Leganes, vëmendjen e të gjithëve e tërhoqi një përplasje mes sulmuesit Vinicius Junior dhe mesfushorit Luka Mordic.

Përplasja ndodhi në minutën e 85-të, kur rezultati i ndeshjes ishte 2-2. Kroati i kërkoi llogari Vinicius-it për tu rikthye në mbrojtje dhe për të ndihmuar ekipin, diçka që nuk u prit mirë nga braziliani. Kundër këtij të fundit ishte edhe Valverde, që kishte të njëjtën kritikë.

Menjëherë pas ndeshjes, Vinicius nuk festoi me shokët e skuadrës, por iu drejtua menjëherë dhomave të zhveshjes.

Për këtë foli edhe trajnerit Carlo Ancelotti, i cili tha: “Nëse Modric flet, duhet të respektohet.”

MARKETING