(VIDEO) Trump kërkon që SHBA të marrë kontrollin e Gazës
Presidenti amerikan, Donald Trump, në konferencën e përbashkët për media me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, ka bërë një deklaratë në stilin e tij kotravers duke theksuar se “SHBA-ja do të marrë përsipër Rripin e Gazës”, ndërsa sugjeroi zhvendosjen e përhershme të palestinezëve jashtë Gazës. Trump është pyetur se kush do të mund të jetonte në Gaza nëse palestinezët largohen, Trump u përgjigj “njerëzit e botës”. “Unë mendoj se ai vend mund të shndërrohet në një vend ndërkombëtar. Potenciali në Rripin e Gazës është i pabesueshëm. Mendoj se e gjithë bota do të jetë atje dhe ata do të jetojnë atje. Palestinezët do të jetojnë atje. Shumë njerëz do të jetojnë atje. Të gjithë me të cilët kam folur e pëlqejnë idenë që SHBA-ja të zotërojë atë pjesë toke”, tha Trump.
Ndërsa Tramp pretenon se të gjithë e pëlqejnë identë e tij, publikisht deri tash ai nuk ka gjetur asnjë përkrahës Benjamin Netanjahut, kryeministrit izraelit që drejtoi fushatën gjenocidale për shkatërrimin e Gazës.
Grupi i rezistencës palestineze Hamas ka hedhur poshtë planin, duke e quajtur atë “racist” dhe që synon eliminimin e kauzës palestineze. “Qëndrimi racist amerikan përputhet me pozicionin e së djathtës ekstreme izraelite në zhvendosjen e popullit tonë dhe eliminimin e kauzës sonë”, vlerëson Hamasi.
Propozimi është kundërshtuar ashpër në Jordani ku ka pasur protestë para ambasadës izraelite, ndërsa është raportuar zyrtarisht se jordanezët do të detyrohen të hyjnë në luftë në rast se palestinezët dëbohen me forcë.
Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan u shpreh se plani i presidentit amerikan është i papranueshëm.
“Është absurde ta mendosh këtë. Është gabim madje të diskutohet kjo çështje”, tha Fidan.
Trump i kundërshtua edhe nga kryediplomati egjiptian, i cili ka lëshuar deklaratë të përbashkët e kryediplomatin turk.
Arabia Saudite ka riafirmuar qëndrimin e saj se nuk do të normalizojë marrëdhëniet me Izraelin pa krijimin e një shteti të pavarur palestinez.
Kryeministri britanik Keir Starmer deklaroi qartë se palestinezët duhet të lejohen të kthehen në shtëpitë e tyre. “Ne duhet të jemi me ta në atë rindërtim, në rrugën drejt një zgjidhjeje me dy shtete”, deklaroi ai.
Gjermania vlerëson se zgjidhja e negociuar me dy shtete mbetet e vetmja rrugë përpara që do të siguronte që palestinezët dhe izraelitët të mund të jetojnë në paqe.
Franca vlerëson se e ardhmja e Gazës duhet të jetë nën kontrollin e shtetit të Palestinës në të ardhmen dhe jo të një shteti të tretë. /SHENJA/