Këshilli Gjyqësor tashmë i shqyrton dosjet nga rastet e mëparshme të të akuzuarit Vasil Jovanov, thotë Kambovski
![Këshilli Gjyqësor tashmë i shqyrton dosjet nga rastet e mëparshme të të akuzuarit Vasil Jovanov, thotë Kambovski](https://shenja.tv/wp-content/uploads/2025/02/Kambovski.webp)
Pas vërejtjeve të thëna në publik lidhur me rastet e mëparshme gjyqësore të të akuzuarit për aksidentin në “Aradhet Partizane” Vasil Jovanov, ku jetën e humbi 22-vjeçarja Frosina Kullakova, sot, kryetar i Këshillit Gjyqësor, Aleksandar Kambovski, theksoi se një komision i Këshillit Gjyqësor tashmë i shqyrton dosjet dhe do të veprojë për të gjitha vërejtjet në publik.
Kambovski theksoi se nesër Këshilli Gjyqësor do të formojë komision i cili do t’i shqyrtojë të gjitha dosjet, pas çka do të dalë me qëndrim nëse ka pasur lëshime në procedurat e mëparshme gjyqësore të të akuzuarit Vasil Jovanov.
“Filluam me shqyrtimin e rasteve, ndërsa nesër edhe formalisht do të formohet komision nga ana e Këshillit Gjyqësor dhe pas mbikëqyrjes së kryer në ato dosje do të dalim me qëndrim nëse ka pasur ose nuk ka pasur lëshime. Do të shqyrtohen të gjitha vërejtjet të cilat ishin thënë në publik dhe do të veprohet pas të gjithave”, tha Kambovski.