Takim i ministrit Murtezani me Oliver Ropke, kryetar i KESE-s

Takim i ministrit Murtezani me Oliver Ropke, kryetar i KESE-s

Ditën e dytë të vizitës së punës në Bruksel, ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani e filloi me takimin me Oliver Ropke, kryetar i Komitetit Ekonomik dhe Social Evropian (KESE), në të cilin diskutuan për rolin e partnerëve ekonomiko-socialë dhe shoqërisë civile në procesin euro-integrues.

Murtezani, siç thuhet në njoftim, përshëndeti nismën e KESE-së për përfshirje më të thellë të sektorit të shoqërisë civile, sindikatave dhe odave ekonomike në procesin e zgjerimit dhe theksoi se gjithëpërfshirja dhe dialogu i gjerë social janë kyçe për zbatim të suksesshëm të reformave të lidhura me integrimin evropian.

Ai theksoi se Maqedonia e Veriut tashmë ka zhvilluar mekanizma për përfshirjen e sektorit të shoqërisë civile në procesin e krijimit të politikave, përfshirë edhe procesin e integrimit evropian, dhe se nevojitet bashkëpunim më konkret edhe me institucionet evropiane për thellimin e këtij bashkëpunimi.

Murtezani në takim theksoi se pjesëmarrja e organizatave të shoqërisë civile në platformat evropiane, siç janë KESE-ja, është mjet i rëndësishëm për shkëmbimin e përvojave dhe praktikave të mira, si dhe për përforcimin e mbështetjes publike për reformat të cilat i kërkon BE-ja.

Të dyja palët u dakorduan se zgjerimi i BE-së nuk është vetëm proces institucional, por transformim që medoemos të udhëhiqet nga të gjitha segmentet e shoqërisë. Ministri Murtezani riafirmoi gatishmërinë e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për të përforcuar bashkëpunimin me KESE-n, me qëllim të shfrytëzimit më të mirë të mundësive që ofron ky komitet për përfshirjen e sektorit të shoqërisë civile në proceset evropiane./

 

MARKETING