NP “Higjiena komunale” – Shkup realizon aktivitete të vazhdueshme për mirëmbajtjen e higjienës në Komunën Qendër
NP Higjiena Komunale – Shkup e mohon deklaratën e kryetarit të komunës Qendër, ku jepen informata të rreme lidhur me aktivitetet e Ndërmarrjes në këtë komunë të Shkupit.
Dëshirojmë të theksojmë se mirëmbajtja e higjienës rreth tregut Bunjakovec nuk është dhe asnjëherë nuk ka qenë nën kompetencën e NP Higjiena Komunale – Shkup, gjithashtu edhe rrugët e shërbimit në komunë. Higjiena e lokacioneve të përmendura është pikërisht nën kompetencën e komunës Qendër, prandaj Gerasimovski, i cili nuk mund të mburret me ndonjë projekt më serioz në Qendër, po përpiqet të kërkojë dikë tjetër
përgjegjës për paaftësin e tij për të mirëmbajtur pastërtinë publike në Qendër.
NP Higjiena Komunale – Shkup në territorin e komunës Qendër, mbetjen komunale e mbledh dhe e transporton çdo ditë pa asnjë ndërprerje, sipas dinamikës së përcaktuar me Programin operativ për mbledhjen dhe
transportimin e mbetjes komunale nga territori i qytetit të Shkupit. Njëkohësisht, në këtë komunë të Shkupit, çdo ditë realizohet edhe fshierje manuale dhe makinerike e sipërfaqeve publike dhe të trafikut, në përputhje me Planin operativ për mirëmbajtjen e pastërtisë publike në territorin e Qytetit të Shkupit.
Kryetari i komunës Qendër në deklaratën e tij thekson se higjienistët nga Komuna dhe Ndërmarrja Publike “Parkingjet e Komunës Qendër” kanë pastruar sipërfaqet publike përreth tregut Bunjakovec, si dhe rrugët në
rajonin e përmendur, ku politika ndërhyn aty ku nuk i takon, ndërsa ai punon politikisht për Orce Gjorgievskin dhe VMRO-në.
NP Higjiena Komunale – Shkup ka kompetencë për mirëmbajtjen e higjienës së bulevardeve dhe rrugëve të mbledhjes, si dhe zbrazjen e kontejnerëve mbitokësorë dhe nëntokësorë të vendosura në sipërfaqe publike.
NP “Higjiena komunale” – Shkup