Te Leverkuseni të bindur se do ta mbajnë Alonson dhe Wirtzin në klub
Drejtori i Bayer Leverkusen, Simon Rolfes, ka shprehur besimin se klubi mund të ruajë shërbimet e trajnerit Xabi Alonso dhe mesfushorit Florian Wirtz edhe përtej verës.
Pavarësisht lidhjeve të forta me Real Madridin, Rolfes beson se Alonso dhe Wirtz janë të lumtur në klub dhe ka të ngjarë të qëndrojnë.
“Ne mendojmë se kemi shanse për të mbajtur trajnerin Xabi Alonso dhe Florian Wirtz në klub edhe pas afatit kalimtar veror”, deklaroi Rolfes.
“Të dy kanë kontrata dhe ndihen rehat në klub gjë që na bën të besojmë se do të qëndrojnë”, deklaroi drejtori gjerman.
Lidhur me një marrëveshje të re të mundshme për Wirtz, Rolfes deklaroi se klubi duhet ende të sqarojë disa detaje.
Wirtz ka qenë një lojtar kyç për Bayer Leverkusen, dhe paraqitjet e tij thuhet se kanë tërhequr vëmendjen e Real Madridit, por edhe të top klubeve të tjera evropiane.
Ndërsa komentet e Rolfes sugjerojnë se Bayer Leverkusen është optimist për mbajtjen e Alonsos dhe Wirtzit, klubi ka të ngjarë të përballet me konkurrencë të ashpër nga Real Madrid në afatin kalimtar të verës. /Telegrafi/