Hamasi: Populli ynë në Gaza nuk do të lejojë të kalojnë planet e Trumpit për zhvendosje
![Hamasi: Populli ynë në Gaza nuk do të lejojë të kalojnë planet e Trumpit për zhvendosje](https://shenja.tv/wp-content/uploads/2025/02/gaza.jpg)
Grupi palestinez Hamas tha se populli palestinez nuk do të lejojë zbatimin e planeve të presidentit amerikan Donald Trump për të dëbuar palestinezët nga Rripi i Gazës, raporton Anadolu.
Duke refuzuar komentet e Trumpit, i cili tha se banorët e Gazës “nuk kanë zgjidhje tjetër përpos se të largohen”, udhëheqësi i lartë i Hamasit, Sami Abu Zuhri, tha se deklaratat e tilla janë “recetë për krijimin e kaosit dhe tensionit në rajon”.
“Populli ynë në Rripin e Gazës nuk do të lejojë që këto plane të kalojnë”, tha Abu Zuhri, duke shtuar se “ajo që nevojitet është t’i jepet fund okupimit dhe agresionit (izraelit) kundër popullit tonë, e jo dëbimit të tij nga toka e tyre”.