(VIDEO) Taravari feston 1 vjetorin e ndryshimit, Sela ironizon me ndryshimin e tij

(VIDEO) Taravari feston 1 vjetorin e ndryshimit, Sela ironizon me ndryshimin e tij

Dy ish bashkëpartiakët që ndanin të njëjtën ideologji partaike Arben Taravari dhe Ziadin Sela, tani duken si kundërshtarë të përbetuar.

Përmes një statusi në facebook Arben Taravari “feston” njëvjetorin e siç e quan “ndryshimit të fatit të shqiptarëve”. Siç shkruan ai, edhe përball shumë presioneve atëherë, zgjodhi të bashkohet me opozitën e atëhershme për të sjellur ndryshimin e shumëpritur.

Arben Taravari

Si sot para një viti bëra një status që do të ndryshonte fatin e shtetit. Megjithëse i gjendur në presion të lartë, unë vendosa të zgjidhja Njerëzit! Sot në përvjetorin e këtij e tij mund të them që Po Vlen!”.

Por, statusit të Taravarit, i ka reaguar Ziadin Sela. Ai thotë se nuk habitet nga ligësia, por nga paturpësia dhe pafytyrësia.

Ziadin Sela

Ndjenja e turpit dhe e fajësisë, janë emocione fisnike që qëndrojnë në bazën e sjelljes shoqërore të civilizuar, vitale në zhvillimin e një prej kualiteteve më të përsosura të potencialit njerëzor! Nuk habitem nga ligësia por nga paturpsia, shumë dhe paftyrësia që kanë në lartësimin e turpit”.

E një reagim bëri edhe BDI. Ata duke ironizuar me statusin e Taravari thonë se Arben Taravari ka të drejtë kur thotë se me një status ndryshoi rrjedhën e vendit.

BDI

Një vit më vonë, bilanci i këtij vendimi është i qartë: shqiptarët janë kthyer nga partnerë të barabartë në vendimmarrje në spektatorë të një qeverisjeje ku fati i tyre përcaktohet në zyrat e VMRO-DPMNE-së. Sot, shqiptarët nuk kanë mekanizëm mbrojtës nga diskriminimi në institucionet shtetërore. Sot, shqiptarët janë përjashtuar nga proceset kyçe shtetërore”.

Rrugën e përbashkët partiake Taravari dhe Sela e ndanë në prag të zgjedhjeve parlamentare kur Taravari ju bashkua koalicionit VLEN dhe Sela, Frontit Evropian. Mirëpo, ende nuk është vendosur fati i partisë Aleanca për Shqiptarët, nëse do t’i takoj Selës apo Taravarit.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING